Dy vatrat e zjarrit të aktivizuar dy ditët e fundit në Majën e Rrunës vijojnë të jenë aktive.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se flakët e zjarrit po afrohen mbi tunelin e Kalimashit. Ndër të tjera mësohet se era e fuqishme dhe terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrëfiksëve.
Ndërkohë gjatë orëve të ditës pritet që në ndihmë për shuarjen e zjarrit të shkojë dhe një helikopter për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. e.su./abcnews.al