Dashi
Horoskopi për sot do të jetë një ditë e këndshme dhe do vlerësoheni për arritjet e deritanishme. Pavarësisht nga disa sakrifica që shpesh jeni të detyruar t’i bëni, puna juaj do ju mbushë me shpërblime. Synimi juaj për lart e më lart do ju stimulojë edhe më shumë. Optimizmi juaj veçanërisht sot do ju vërë në dispozicion të partnerit.
Demi
Shumë shpenzime do ju a bëjnë këtë ditë mjaft të vështirë që në mëngjes. Jupiteri, planeti i Financave, nuk është aspak i favorshëm për ju këtë të shtunë. Për fat të keq nuk duhet të shpenzoni pa u menduar, madje këshillohet të luftoni për t’ja dalë mbanë deri në fund të muajt për të përmbushur angazhimet tuaja. Përsa i përket dashurisë, dita parashikohet e qetë dhe momente relaksi me partnerin.
Binjakët
Horoskopi për sot tregon se do të keni në mendje shumë vendime të cilat mendoni t’i zgjidhni këtë të shtunë, por e mira do të ishte të mendoheshit përpara se të bëni zgjedhjen e duhur. Bëni mirë që të merrni në konsideratë edhe këshillat e një personi me përvojë. Hëna në shenjën tuaj nxit optimizmin dhe vendosmërinë e nevojshme për të arritur qëllimet tuaja.
Gaforrja
Është koha për të menduar më shumë për zgjedhjet që duhet të bëni për të ardhmen tuaj. Dielli dhe Neptuni do stimulojnë anën tuaj reflektuese, duke ju bërë të peshoni më shumë hapat e ardhshëm që do të ndërmerrni. Dashuria është pjesë e synimeve tuaja, megjithatë preferohet të siguroheni mirë për planet, para se ju të kërkoni edhe mendimin e dikujt tjetër.
Luani
Më në fund yjet fillojnë të kthehet në favorin tuaj dhe kështu ju mund të shihni një përmirësim të përgjithshëm në gjendjen tuaj. Një punë apo studimet do rifillojnë të kthejnë jetën tuaj në ritmin normal. Edhe në qoftë se ju keni planifikuar disa takime për këtë fundjavë, bëni mirë t’i shtyni dhe të siguroheni për hapat, pavarësisht qëllimeve të mira.
Virgjëresha
Horoskopi për ditën e sotme parashikon që me mbështetjen e Jupiterit, Venusit dhe Marsit, ta keni më të lehtë që të gjeni komunikimin e duhur me partnerit dhe bashkë të kaloni momente të bukura. Shtyni angazhimet tuaja për një ditë tjetër dhe këtë të shtunë dedikojani njeriut të zemrës apo familjarëve, sepse është një nga ato ditë që do ju falë vetëm momente qetësuese.
Peshorja
Horoskopi për sot parashikon marrjen e disa lajmeve të mira, duke përfshirë këtu edhe dashurinë. Ju do përpiqeni që sot të shmangni rutinën e përditshme dhe të organizoni diçka ndryshe me miqtë tuaj dhe kjo do jua bëjë ditën të këndshme. Edhe plani financiar parashikohet të jetë në nivele të mira, kjo ju lejon edhe për ndonjë shpenzim.
Akrepi
Puna për ju do të jetë në vendin e parë, apo studimet për të gjithë ata që janë duke u përgatitur për pyetjet e provimeve. Ju nuk doni të zhgënjeheni nga rezultatet, pasi keni punuar shumë dhe tani ka ardhur koha që të merrni shpërblimin e merituar. Dielli në shenjën tuaj, ju ndihmon që dhe dashuria të jetë në fokusin e vëmendjes suaj.
Shigjetari
Lodhja do fillojë t’ju marrë përpara duke jua bërë edhe më të vështirë këtë ditë që e kishit llogaritur si pushim. Megjithatë, pavarësisht nga çdo gjë, ajo do të jetë e vështirë për të frenuar entuziazmin dhe dëshirën tuaj për të bërë plane sidomos kur pjesë e tyre janë miqtë tuaj. Favorizimi i Mërkurit dhe Hëna do ju mbështesin për të qenë fitimtarë këtë të shtunë.
Bricjapi
Një ditë e mirë ju pret, në sajë të Diellit dhe Neptunit në shenjën tuaj. Puna do të jetë në qendër të mendimeve tuaja, pasi ju jeni duke menduar se është koha për që të përvishni mëngët për të arritur qëllimet e angazhimeve tuaja. Rezultatet do të jenë pozitive, veçanërisht falë optimizmit. Edhe në dashuri do të keni mundësi të mira për të shijuar praninë e partnerit.
Ujori
Horoskopi për sot parashikon për Ujorët një ditë të mbushur me qetësi. Siguria e punës dhe vëmendja e partnerit do t’ju ndihmojë për të qenë më pozitiv dhe optimist për të ardhmen. E vështirë për të humbur durimin tuaj sot, madje edhe ndaj atyre që të nxitur nga xhelozia, do ju vënë në vështirësi.
Peshqit
Tensionet e mundshme do të kërcënojë disponimin tuaj të mirë për shkak të keqkuptimeve dhe diskutimeve që ju keni me familjen tuaj, ose me partnerin. Vështirë për të gjetur një pikë takimi dhe kështu që ju të përfundoni duke bllokuar veten në heshtje. Meditoni se si mund të gjeni një kompromis që nuk shkakton mosmarrëveshje të tjera./abcnews.al