Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar BE për aktivizimin e mekanizmit të Mbrojtjes Civile, ku Shqipëri mori 3 helikopterë për shuarjen e flakëve në vend.
Rama mes të tjerash shprehet se 3 helikopterë të tjerë nga Holanda dhe Çekia, situata e zjarreve pritet të marrë një drejtim shumë pozitiv.
Postimi i Edi Ramës:
Me 3 helikopterë të tjerë nga Holanda e Çekia – ndër të cilët njëri me kapacitet shumë të lartë ujëhedhës – falë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për shuarjen e zjarreve në Europën Mesdhetare, situata e përmirësuar parashihet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ditët e ardhshme./abcnews.al/