Protestave të banorëve të Unazës së re u shndërrua në përplasje të dhunshme me policinë javën politike që lamë pas. Banorët dukshëm kanë në krah opozitën, e përballë qeverinë. A po kthehet kjo marrëdhënie konfliktuale mes banorëve e shtetit në një kauzë politike?
Në këtë përplasje të re mes Ramës e Bashës në mes janë banorët e Unazës së Re, që protestojnë prej afro tre javësh, pasi shtëpitë a bizneset u preken nga zgjerimi i rrugës. Autoritetet u thonë se objektet me dokumente do dëmshpërblehen, kurse ato që nuk i kanë, do marrin bonus tre vjeçar qeraje. Kjo zgjidhje nuk u pëlqen e kërkojnë dëmshpërblim të plotë. Ende nuk ka një vendim qeverie për ta, ndërsa inspektimi nga vlerësimi i ndërtesave, për të përgatitur vendimmarrjen e qeverisë nis së shpejti. Qeverinë e shohin përballë teksa kanë opozitën në krah. Presidenti nxit autoritetet që të ulen me banorët. Kjo nuk po ndodh dhe e gjitha është kthyer në një sprovë force, që të enjten u shoqërua me lëndime mes policëve e protestuesve. Opozita flet për projekt korruptiv të qeverisë në dëm të tyre dhe nxit banorët të rezistojnë, duke u solidarizuar me ta.
Po çfarë ndodhi javën politike që lamë pas?
Prej gati tre javësh kanë vetëm komunikim publik në distancë me autoritetet. Bëjnë protestë çdo mbrëmje tek zona e tyre dhe i kanë kryer dy protesta para bashkisë, njëra e dhunshme. Dyshimeve të tyre, autoritetet u përgjigjen në distancë. Autoriteti Rrugor Shqiptar që do zbatojë projektin, në të dytën dalje brenda pak ditësh, bën të ditur se një pjesë e mirë e qytetarëve kanë bashkëpunuar me të. Vëmendja e ditës me temën e projektbuxhetit, i dërguar tashmë për shqyrtim në kuvend, zbehej në darkë nga protesta e banorëve të Unazës, që shoqërohej me bllokim të rrugës, ndërsa në krah kishin deputetë të opozitës. Lulzim Basha nuk humbi rast javën politike që lamë pas, t’i përgjigjej autoriteteve në emër të banorëve, duke folur me gjuhë juristi
Rama listoi 8 emra që i identifikoi si zaptues profesionistë. A mund të jenë këto 8 raste përgjithësimi për të gjithë banorët, që njëlloj kanë ndërtuar pa leje? Kësaj stigme i mëshoi Kryeministri në fjalën e vet në Kuvend, duke e veshur me ironi qasjen ndaj të ardhurve. Ndërsa opinioni është i ndarë nëse duhen dëmshpërblyer me para taksash publike, qytetarë që kanë ndërtuar pa leje, duhet thënë se ndërtime të tilla nuk janë një fenomen as i ri, e as i panjohur për vendin. Në 5 vite në qeveri, jemi dëshmitarë se si vetë Kryeministri shpërndan certifikata pronësie për qytetarë që kanë ndërtuar pa leje ndër vite, e që janë legalizuar, një process që e ka bërë edhe paraardhësi i tij. Në vend të pikëpyetjes së madhe se përse shteti ndër vite, ka lejuar qytetarë që të ndërtojnë pa leje, e ta zhvillojnë më pas ndërtimin si pronë, ka pasur premtime në kohë fushate, si ky që 5
Jashtë kuvendit, protesta që kishte nisur e qetë u bë e dhunshme. Mes 12 efektivëve të lënduar, një oficere u raportua se humbi 2 gishta, e të tjerë me probleme dëgjimi. Të paktën 3 protestues u paraqitën për ndihmë mjekësore tek spitali i traumës. E këtu u ilustrua qasja e pazakontë ndaj të lënduarve, me apo pa uniformë. Ishte ministri i brendshëm i dekretuar, që i pari mbërriti pranë efektivëve të plagosur.
Deputeti Klevis Balliu vizitoi në spital të lënduarit protestues e policë. Edhe Kryeministri iu drejtua spitalit të Traumës për të vizituar efetivët e plagosur. Në dalje bashkë me mediat, e prisnin edhe familjarë e të njohur të protestuesve. E pati të vështirë të jepte normalisht mesazhin. Reagimi i menjëhershëm i policisë tërhoqi vëmendjen e kamerave, që e zhvendosën fokusin nga Kryeministrit drejt tyre.
Humbja e një gishti e dëmtimi rëndë i dy të tjerëve, i efektives së policisë, ishte ngjarja ku empatia e publikut u orientua me kujdes. Disa orë më vonë, në kohën e emisioneve kryesore politike të javës në mediat televizive, ai mesazh u shoqërua edhe me pamje e foto të efektives me dorë të fashuar. Por edhe Lulzim Basha bëri lëvizjen e vet. Iu bashkua në protestën e përnatshme, banorëve që tashmë lexoheshin negativisht, për shkak të përgjakjes së protestës tek Kuvendi.
Të nesërmen u mësua se ishte identifikuar personi që plagosi me kapsollë efektiven që humbi gishtat, ndërsa 11 protestues janë arrestuar e po hetohet përmbajtja e kapsollave të hedhura ndaj policisë. A po e shfrytëzon vallë opozita solidarizimin me banorët që do u prishen shtëpitë për shkak të zgjerimit të unazës, për të nxitur qytetarët kundër Ramës? Duhet thënë se prej kohësh Lulzim Basha paralajmëron vija të kuqe. Një prej tyre vettingu në politikë, që vetë ka propozuar.
Një delegacion i Komisionit të Venecias ishte për dy ditë në Tiranë javën politike që lamë pas, për të kuptuar këndvështrimet e palëve mbi vettingun në politikë, sic dihet krejt të kundërta. Por përgjigja e këtij arbitri, nuk vjen para Dhjetorit. E në pritje Basha nuk po gjen mbështetje ndërkombëtare të artikuluar publikisht. Por së fundi janë SHBA përmes ambasadës në Tiranë, që nxisin ndëshkimin e personazheve të inkriminuar.
Situata e gjykatave në vend, dekurajon cdo shpresë për një arbitër të shpejtë mbi këtë rast, e për pasojë, kërkesat e banorëve të unazës së re, njëlloj si projekti për ndërtimin e saj, mbeten objekt i përplasjes politike, mes Bashës e Ramës. I pari ende duhet të përcaktojë strategjinë frymëzuese për qytetarët e i dyti me avantazhin e pushtetit që në nisje./abcnews.al