Braçe: Zjarret nuk janë prej ndryshimit të klimës, krime ordinere dhe politike, duhen përvëluar

schedule10:53 - 6 Gusht, 2021

schedule 10:53 - 6 Gusht, 2021

Zv/ kryeministri Erion Braçe thotë se zjarret në Shqipëri nuk janë prej ndryshimit të klimës por të qëllimshme si krime ordinere dhe krime politike. Ai shprehet se këto qëllime duhen përvëluar me hetim, gjykim dhe ndëshkim e në rast se kjo nuk ndodh, sipas tij, zjarrvënia bëhet kulturë.

“Zjarret ne Shqiperi nuk jane prej ndryshimit te klimes! Temperatura e re pooo! Zjarret jo! Zjarret janë të gjitha të qëllimshme; hem si krime ordinere dhe hem si krime politike!

Te qellimshme si krime ordinere nisur nga nevoja banale per kullota, troje ndertimi apo shkundje deri ne fund te inatit me pronen publike dhe pronen e komshiut;

Te qellimshme si krime politike me zjarr, materializim i politikes se imponimit te destabilizimit me zjarr e token e djegur, njohur, jetuar, provuar/faktuar publikisht ne kete vend e qe ne dimer rrezon shtyllat e transmetimit te energjise e ne vere i ve zjarrin cdo fije bari e cdo gjethe peme kudo, ne pyje e parqe.

Te dy qellimet duhen “perveluar” ligjerisht me hetim, gjykim, ndeshkim! Nese nuk ndodh, zjarrevenia do behet kulture; Kulture mizerabel qe do fshihet pas klimes e do legjitimohet pas mungeses se nje helikopteri!

Kjo duhet ndalur me cdo cmim; Deklaratat e cilitdo, vecanerisht te POLICISE per “dyshim ne zjarre te qellimshme” pa gjetur autoret, jane uje qe nuk e shuan zjarrvenien!

Cdo gje eshte ceshtje vullneti; Duhet vullnet per ti ndeshkuar keto krime tani! Po e perseris; Ne kete vend zjarret nuk jane prej klimes e ndryshimeve te saj, por do ndikojne edhe me keq ne klimen e ketij vendi e jeten e njerëzve”, shkruan ai. m.v/abcnews.al