Afërdita Dreshaj zbulon kush ia vendosi emrin e veçantë të birit

schedule08:21 - 6 Gusht, 2021

schedule 08:21 - 6 Gusht, 2021

Modelja Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë më datë 16 Mars. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Sky Blue.

Që nga lindja, bukuroshja publikon vazhdimisht foto të tij në rrjete sociale. së fundmi, Afërdita ka zbuluar se emrin “Sky”(qiell) e ka zgjedhur vetë për të birin.

Ajo ka treguar se ajo dhe bashkëshorti kishin ide të ndryshme për emrin: Afërdita-Sky, ndërsa të shoqit i pëlqente emri Cruz./abcnews.al