34 dhoma luksoze në 5 hotele në Mykonos të Greqisë janë të rezervuara për trajtimin dhe karantinimin e rasteve me koronavirus deri më 30 shtator.
Qeveria greke është detyruar ta marrë këtë vendim pasi në ishull nuk ka shtretër në dispozicion për të trajtuar turistët të cilët zbulohen se janë të prekur nga COVID.
Kjo erdhi për shkak të pamundësisë për të trajtuar emergjencat. Sipas vendimit të Ministrit të Shëndetësisë këto ambiente do të jenë në dispozicion prej ditës së djeshme e deri më 30 shtator, në mënyrë që të mbulohet nevojat për strehimin e përkohshëm, trajtimin dhe izolimin e të prekurve me koronavirus.
Vlera e kompensimit të akomodimit turistik llogaritet për çdo dhomë me një vlerë prej 60 eurosh në ditë, përfshirë edhe koston e ushqimit dhe 15 euro kur ato janë bosh.
Kompensimi është i vlefshëm deri më 30 shtator dhe paguhet nga Ministria e Shëndetësisë për akomodimin turistik brenda 30 ditëve. m.v/abcnews.al