Zapata afër Interit, Atalanta programon afrimin e sulmuesit të Chelsea

schedule09:18 - 5 Gusht, 2021

schedule 09:18 - 5 Gusht, 2021

Chelsea po ushtron presion për blerjen e Romelu Lukakut. Interi e ka tepër të vështirë të refuzojë 130 milion eurot e ardhura nga Premier League, por fjalën e fundit do e thotë vetë sulmuesi belg.

Nëse ky i fundit pranon rikthimin te “Blutë e Londrës”, kampionët e Italisë do nisin menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij, që do të jetë Duvan Zapata.

30-vjeçari kolumbian është kthyer në një nga “pykat” më të mirë të Serie A që prej momentit që u transferua tek Atalanta tre vite më parë.

 

Tammy Abraham

Klubi bergamask nuk mbetet pas dhe ka hedhur sytë te Chelsea për të gjetur pasuesin e Zapata, gjithmonë nëse ky i fundit përfundon tek Interi.

Sky Sport shkruan se i preferuari i klubit nga Bergamo është Tammy Abraham. 23-vjeçari nuk shihet si titullar nga Thomas Tuchel, por Atalanta duhet të fitojë garën me Arsenalin dhe Aston Villa.

Drejtuesit e klubit italian kanë programuar një takimin me homologët e Chelsea ditën e hënë,, aty ku do të tentohet arritja e një marrëveshje për kalimin e Abraham në Serie A (40 milion euro). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!