Greqia ditët e fundit po përballet me një situatë dramatike për shkak të përhapjes së flakëve të zjarrit shumë pranë qendrave të banuara duke krijuar frikë dhe panik te banorët.
Mediat greke bëjnë me dije se situata më dramatike paraqitet në Evian veriore dhe në Olimpi ku flakët kërcënojnë fshatrat dhe vendbanimet, duke e bërë situatën mbytëse dhe të padurueshme, ndërsa zjarri në Mesinia është në lëvizje të plotë .
Ndërkohë sipas informacioneve të fundit nga Departamenti i Zjarrfikësve, fshatrat e tjerë në Evia dhe Olimpia u evakuuan gjatë natës e.su./abcnews.al