Mbi 200 mln të infektuar me koronavirus në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë

schedule22:53 - 4 Gusht, 2021

schedule 22:53 - 4 Gusht, 2021

Mbi 200 milionë persona në të gjithë botën janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Më konkretisht, sipas Worldomters, numri i të infektuarve në të gjithë botën është 200,746,474.

Nga totali i të infektuarve rezulton se rreth 4.3 milionë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes dhe 180,8 milionë të tjerë janë shëruar. Numrin më të lartë të viktimave vijojnë ta mbajnë Shtete e Bashkuara ku numërohen 630,848.  SHBA-të pasohen nga Brazili ku numërohen 558,597 humbje jete dhe 19,9 milionë të infektuar.

Më shumë se 42,460 viktima janë regjistruar në Indi ndërsa Meksika ka regjistruar më shumë se 240,000 viktima, dhe Peru numërohen gati 200,000.

Britania, Kolumbia, Franca, Italia dhe Rusia kanë regjistruar në total 100,000 raste fatale.

Koronavirusi i ri u identifikua për herë të parë në Wuhan të Kinës, në dhjetor të vitit 2019.  Vendosja e karantinës në Wuhan dhe në qytete të tjera në provincën Hubei nuk e ndaluan dot shpërndarjen e virusit në botë duke bërë që më vonë OBSH të shpallte zyrtarisht pandeminë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!