Këngatëri shumë i dashur nga vajza, Ylli Limani është shfaqur së fundmi ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Ai është fotografuar hipur mbi një makinë, duke mbajtur në dorë cigare dhe një gotë alkooli.
Si pasojë, Ylli iu kërkoi fansave që këto foto të mos ja dërgonin nënës së tij, por dikush e ka bërë.
E ëma menjëherë i ka shkruar Yllit duke e kritikuar se nuk i ka hije ky veprim.
“O fshije këtë foto se tmerr! Nuk të ka hije hiç. U rrëqetha. S’di kush po të fotografon”, ka shkruar ajo.
“Jo”, i përgjigjet Ylli, duke treguar se është nevrikosur me personin që ia ka dërguar fotot nënës./abcnews.al