Kanabis në Mirditë, akuzohen për shpërdorim detyre kryeplaku i fshatit dhe 1 inspektor pyjesh

schedule12:38 - 4 Gusht, 2021

schedule 12:38 - 4 Gusht, 2021

Një kryeplak dhe një inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Mirditë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për shpërdorim të detyrës.

Policia bën me dije se është proceduar penalisht kryeplaku i  fshatit Brisë dhe inspektori për Pyjet dhe Mjedisin, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Ndërkaq në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: N. K., me detyrë kryeplak i fshatit Brisë dhe A. Q., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Procedohen penalisht kryeplaku i  fshatit Brisë dhe inspektori për Pyjet dhe Mjedisin, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim.

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Brisë.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: N. K., me detyrë kryeplak i fshatit Brisë dhe A. Q., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!