Aston Villa ka përforcuar sulmin me Leon Bailey. Klubi nga Birmingemi pagoi 32 milion euro te Bayer Leverkusen për kartonin e lojtarit nga Xhamajka.
It’s time to #WelcomeLeon. ??@LeonBailey is an Aston Villa player! ?
— Aston Villa (@AVFCOfficial) August 4, 2021
Bailey luan në krahun e djathtë të sulmit, por bën mirë edhe pozicionet e tjera të repartit ofensiv. 23-vjeçari është prezantuar sot tek ekipi i ri, teksa ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.
What will @LeonBailey bring to Aston Villa? ?
"I'm always there for the team whenever the team needs me, and always put on a great show for the fans." ?#WelcomeLeon
— Aston Villa (@AVFCOfficial) August 4, 2021
Ardhja e tij afron shitjen e Jack Grealish te Manchester City. Kampionët e Anglisë kanë gati 100 milion paund për yllin e Aston Villa dhe kalimi tek ekipi i Pep Guardiolës është çështje kohe. /abcnews.al