Situata e zjarreve në Greqi mbetet kritike. Së fundit vatrat e zjarrit kanë përfshirë disa zona në Evia, duke u përhapur nga një fshat në tjetrin.
Përkatësisht flakët janë duke u përhapur drejt fshatrave Kalamoundi, Kourlouli dhe Skepasti.
Lexo edhe: Gjithçka e shkretë, çfarë la pas zjarri gjigant në Greqi
Në komunën Mantoudi në Evia janë djegur të paktën 150 shtëpi, njoftoi nënkryetari i Mbrojtjes Civile Argyris Liaskos, ndërsa bëri thirrje për më shumë mjete ajrore pasi zjarri po bëhet i pakontrollueshëm.
Lexo edhe: Pamje “apokaliptike” në Greqi, zjarret djegin banesa, biznese e automjete
“Situata është shumë e vështirë. Zjarri është bërë i pakontrollueshëm”, theksoi ai.
Ndërkohë 95 zjarrfikës me 35 automjete, katër grupe këmbësore janë aktivizuar në operacionin e shuarjes së zjarrit , ndërsa dy avionë dhe një helikopter janë duke ndërhyrë nga ajri.
Gjithashtu disa fshatra janë evakuuar, ndërsa banorët e kanë kaluar natën në shtëpitë e atë afërmve apo në hotele. Situata në Evia mbetet kritike pasi shumë vendbanime janë djegur dhe disa të tjerë janë në rrezik./i.k/abcnews.al/