Plot 13 orë, këngëtari i njohur realizon tatuazhin gjigand në këmbë

schedule22:55 - 3 Gusht, 2021

schedule 22:55 - 3 Gusht, 2021

Vokalisti i grupit Maroon 5, Adam Levine ka realizuar një tatuazh të ri të pazakontë, që mbulon të gjithë këmbën.

Përmes një video, ku shfaqet duke bërë tatuazhin, ai ka zbuluar se iu deshën 13 orë për t’u përfunduar.

“13 orë më vonë …”, ka shkruar Levine në video.

Arti i këmbës së Levine fillon në kyçin e këmbës dhe shtrihet deri në kofshë e në ijë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adam Levine (@adamlevine)

Në një postim në Instagramin e tij, artisti i tatuazheve Canales ka deklaruar se Levine ishte “një luftëtar i vërtetë”.

Kujtojmë që në vitin 2013, Levine ka thënë për People se për tatuazhet ka një dëshirë shumë të madhe

“Tatuazhet me kalimin e kohës marrin një trajtë të çuditshme historie apo busulle. Ato gjithmonë më kujtojnë këtë udhëtim të gjatë, të çuditshëm dhe të mrekullueshëm që ka qenë jeta”./abcnews.al