VMRO-DPMNE për rastin Gruevski: Ikja skandaloze, përgjegjësia e pushtetit

schedule17:35 - 23 Nëntor, 2018

schedule 17:35 - 23 Nëntor, 2018

Opozita në Maqedoni mbështet ekstradimin e Nikolla Gruevskit nga Hungaria. Lideri I VMRO-DPMNE-së kërkon nga drejtësia të zbardhet mënyra e arratisjes s ëish kryeministrit dhe të gjenden ata që e ndihmuan.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka deklaruar se është pro ekstradimit të ish kryeministrit Nikola Gruevski në Maqedoni, por ndërkohë institucionet e vendit duhet të zbardhin mënyrën se si iku dhe kush e ndihmoi arratisjen e tij në Hungari. Mickovski, po ashtu ka përgënjeshtruar spekulimet se për përgatitjen e terrenit për largimin e tij kishte biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, e ka cilësuar si skandaloze arratisjen e ish-pararendësit të tij Nikola Gruevski, në Hungari , por njëherësh ka drejtuar gishtin nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, që të thonë të vërtetën për, siç është shprehu ai, këtë shou real:

Duhet të marrim përgjigjen se si ndodhi kjo, përse institucionet kompetente në këtë shtet të cilat mund të them të paktën nga dëshmia ime personale, e dinë me shumë sasktësi se ku lëviz unë, ndaj nuk shikoj arsye të mos e kenë ditur se ku ka lëvizur zoti Gruevski. Nëse nuk e kanë ditur, atëherë me të vërtetë ky është lëshim i këtyre institucioneve për shkak se fjala është për një person i cili ishte dënuar, në mënyrë se si u dënua, me burgim dyvjeçar,’- ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së për televizionin 1TV, duke lënë të kuphet se duhet të zbardhet e vërteta se përse ndodhi dhe kush e ndihmoi  arratisjen e Gruevskit. Mickovski është deklaruar pro ekstradimit të tij nga Hungaria në Maqedoni, ndërkohë që ka ritheksuar se Marrëveshja me Greqinë lidhur me emrin, me të cilën zhbllokohet procesi i integrimit euro-atlantik, është kapitulluese dhe e dëmshme për Maqedoninë. /abcnews.al