71 tendera në SPAK, Kraja tregon se çdo të ndodhë me 3 dosjet për incineratorët: Hetimet do të kenë rezultate

schedule21:04 - 3 Gusht, 2021

schedule 21:04 - 3 Gusht, 2021

SPAK ka nën hetim edhe një numër të konsiderueshëm dosjesh të hapura vetëm gjashtë muajt e fundit, që lidhen me abuzimet me tenderat publikë.

Në emisionin “Vetting” në ABC është folur lidhur me një prej tyre është edhe tenderi për inceneratorët, të cilin SPAK-u është duke e hetuar dhe shpejt priten rezultate.

Pranë SPAK-ut janë regjistruar gjithsej 71 procedime që lidhen me shkeljen e barazisë në tendera. Prej tyre, gjatë vitit 2019,  u regjistruan 8 procedime, për vitin 2020 SPAK ka regjistruar 41 procedime për shkelje të barazisë në tendera. Ndërsa për vitin 2021 janë regjistruar 23 të tilla.

Arben Kraja: Një nga veprat penale të SPAK është shkelja e barazisë në tendera. Kemi marrë një numër të madh dosjesh dhe kemi regjistruar procedime të reja. Vetëm në këtë 6 mujor janë 23 raste. Për shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera. Në bazë të kallëzimeve nga shtetas, biznese e policia gjyqësore. Prokurimi publik ka risk të lartë për korrupsion. Se ka elementë dhe abuzime ka shkelje. E kemi në qendër të vëmendjes të minimizojmë sa më shumë mundësinë e kalimit të procedurës kur ka shkelje.

Arben Kraja: Janë tre procedime penale për incineratorët, për Fierin Tiranën dhe Elbasanin. Po kryhen hetimet dhe a ka përgjegjësi dhe kush janë ata që mund të kenë përgjegjësi.

Arben Kraja: Po vlerësojmë të gjitha rastet që kemi pavarësisht se kush është përfshirë do ketë pa diskutim rezultate në kohën e duhur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!