Bedri Greca është rikthyer në Superiore, pas eksperiencës në Kosovë me Feronikelin. Sulmuesi anësor ka nënshkruar për Kastriotin dhe gjithçka është zyrtare.
“Bedri Greca është afrimi i parë i Kastriotit në këtë merkato verore. Mesfushori anësor është një emër i njohur në kampionatin shqiptar, pasi ka luajtur prej vitesh në elitë dhe ka veshur fanellën e ekipeve si Flamurtari, Kukësi, Tirana dhe Laçi”, shkruan klubi krutan në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.
Greca është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ramazan Ndreu, ndërkohë që marrëveshja duhet thënë se ishte arritur pak ditë më parë. Pas Grecës pritet që te Kastrioti të ketë të tjera afrime. /abcnews.al