Liverpool ka “blinduar” një nga lojtarët kryesorë të mesfushës, brazilianin Fabinho. 27-vjeçari ka nënshkruar ditën e sotme.
Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026. Fabinho është pjesë e The Reds prej tre sezonesh, pasi anglezët e kishin blerë për 50 milion euro.
Our story goes on, Reds! Very happy to renew my contract and keep wearing this jersey for even longer. I'm sure we'll still live a lot together. Let's go! ??? #YNWA pic.twitter.com/JQcc7er3hL
— Fabinho (@_fabinhotavares) August 3, 2021
Në Premier League konfirmohet edhe një tjetër lëvizje. Granit Xhaka ka pranuar propozimin e Arsenalit për të rinovuar marrëveshjen.
Ditën e sotme ai ka nënshkruar kontratën e re. Xhaka ishte objektiv i Romës, që nuk e ngriti ofertën mbi 15 milion euro. Arsenali nuk hoqi dorë prej tij për një shifër të tillë. /abcnews.al
https://twitter.com/ChrisWheatley_/status/1422585673014550532?s=20