Humb jetën nga zjarri 64 vjeçari në Gjirokastër, policia jep detaje

schedule18:01 - 3 Gusht, 2021

schedule 18:01 - 3 Gusht, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Gjirokastër ku një 64 vjeçar ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e flakëve të zjarrit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi Andrea Haxhiaj, rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri.

Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”.

LEXO EDHE:Viktima e parë nga zjarret, humb jetën 60 vjeçari në Gjirokastër, në gjendje të rëndë bashkëshortja

Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al