Cristian Romero do të duhet të fluturojë drejt Londrës për të nënshkruar me klubin e ti, pasi Atalanta dhe Tottenham e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se klubi i Serie A e ka pranuar ofertë e anglezëve dhe do të përfitojë 50 milion euro.
Kjo shifër mund të bëhet edhe më e madhe, pasi në marrëveshje ka edhe bonuse që mund t’i çojnë Atalantës 5 milion euro të tjera në arka.
Nga ana tjetër italianët janë pranë transferimit të Merih Demiral nga Juventusi. Marrëveshja mund të mbyllet për 30 milion euro, me formulën e huazimit me të drejtë blerje verën e ardhshme. /abcnews.al
Cristian Romero to Tottenham, here we go! Atalanta have accepted Spurs official bid for €50m + €5m add ons. Barça have never been in the race. ⚪️? #THFC
Atalanta are closing on Merih Demiral from Juventus on loan with buy option [around €30m total]. Paperworks time soon. pic.twitter.com/5P3efBotV6
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 3, 2021