Harry Kane nuk paraqitet në stërvitje me Tottenham për të dytën ditë radhazi. Kapiteni i ekipit londinez kërkon të nisë një aventurë të re, por drejtuesit e klubit kanë bllokuar shitjen e tij.
Spurs nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ylli i skuadrës, teksa raportet mes palëve janë përkeqësuar. Manchester City është klubi më i interesuar për shërbimet e 28-vjeçarit.
Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Kalimin te kampionët e Anglisë e do me çdo kusht, ndërsa akoma nuk ka një reagim zyrtar nga Tottenham në lidhje me mungesën e lojtarit në stërvitje. /abcnews.al