Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarrfikësit në luftë me flakët nga ajri dhe toka në Greqi, futet në “lojë” edhe “Beriev”-i rus

schedule14:33 - 3 Gusht, 2021

schedule 14:33 - 3 Gusht, 2021

Një zjarr i madh ka përfshirë zonat pyjore mesditën e të martës në komunën e Acharnes, në një zonë në lindje të Royal Estates në Greqi.

Mbi 100 zjarrfikës dhe 35 automjete të ndarë në katër grupe ushtarësh kanë zbarkuan në zonë ndërkohë 5 helikopterë dhe katër avionë përfshirë edhe atë rus Beriev 200, po ndërhyjnë nga ajri.



Sipas të dhënave të deritanishme nuk ka asnjë kërcënim për zonat e banuara. Këtë e konfirmoi në një deklaratë për mediat guvernatori i Atikës, George Patoulis.

Për shkak të zjarrit, trafiku i automjeteve është bllokuar në disa zona. Ndërsa rënia e tensionit të lartë krijoi probleme në furnizimin me energji elektrike. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!