Senad Lulic i dha fund aventurës 10-vjeçare me Lazion. Anësorit të majtë i përfundoi kontrata me klubin bardhekaltër, rinovimi nuk erdhi dhe 35-vjeçari është lojtar i lirë prej datës 1 korrik.
Boshnjaku ishte kapiteni i Lazios, teksa Maurizio Sarri e ka ndarë mendjen se kush do e mbajë shiritin në sezonin e ardhshëm. GDS shkruan se i përzgjedhuri është Ciro Immobile.
Sulmuesi italian fitoi Euro 2020 me kombëtaren italiane muajin e kaluar dhe është një ndër të preferuarit e trajnerit të ri të skuadrës bardhekaltër.
Vendimi nuk është akoma zyrtar, por goleadori 31-vjeçar, i cili është gati të nisë sezonin e gjashtë në kryeqytet, do të udhëheqë Lazion si kapiten. /abcnews.al