“Greqia ka regjistruar valën më të nxehtë që nga viti 1987”, kështu bëri me dije kryeministri Kyriakos Mitsotakis pas një takimi urgjent më Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Energjisë në Kryoneri.
Mitsotakis ka zhvilluar këtë takim për të shqyrtuar masat e marra për të siguruar terrenin e përshtatshëm të sistemit elektrik dhe planet e reagimit që janë përgatitur në rast se do të përballen me probleme për shkak të motit ekstrem.
“Ne po përballemi me valën më të keqe të nxehtësisë që nga viti 1987. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se është siguruar furnizimi me energji elektrike i vendit, por gjithashtu kërkojmë ndihmën e konsumatorë për të zvogëluar kërkesën veçanërisht gjatë orëve të pikut , kryesisht në orët e mesditës nga 13:00.
Por edhe në mbrëmje 18:00 deri në 19:00, si edhe në 22:00 deri në 23:00. Këto janë kohët kur dielli perëndon dhe ne nuk kemi në dispozicion energjinë e konsiderueshme të prodhuar nga fotovoltaikët që janë instaluar në vend”, ka thënë ai.
/abcnews.al/