Një zjarrfikës 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Greqi pasi gjatë kontrollit në automjet i është gjetur më shumë se 1 kg heroinë.
Ai u ndalua në Kalamata. Gjatë kontrollit policia i gjeti lëndën narkotike të fshehur mes kornizës metalike ne pjesën e pasme të automjetit.
Në momentin e arrestimit ai ishte veshur me uniformën e tij të zjarrfikësit me qëllim për të shmangur kontrollin policor.
Ai ka tentuar të përfitojë nga situata e zjarreve që ka përfshirë Greqinë, ku zjarrfikësit shihen si shpëtimtarë përballë flakëve që po “gllabërojnë” natyrën në disa zona të ndryshme të vendit. m.v/abcnews.al