Imuniteti nga vaksinat, cila humbet efektivitetin më shpejt

schedule10:13 - 2 Gusht, 2021

schedule 10:13 - 2 Gusht, 2021

Niveli i antitrupave disa muaj pas vaksinimit zvogëlohet, sipas një studimi të ri nga University College London i botuar në Lancet. Në bazë të studimit, nivelet total i antitrupave  fillon të bie gjashtë javë pas vaksinimit të plotë, dhe mund të reduktohet deri në 50% gjatë 10 javëve.

Studimi i Virus Watch  mori në shqyrtim më shumë se 600 persona të të gjitha moshave, pa kufizime në gjini, moshë ose sëmundje të ndryshme. Niveli i antitrupave ishte më i lartë për personat e vaksinuar me Pfizer në krahasim me Astrazeneca, raporton abcnews.al

Më konkretisht,  niveli i antitrupave  pas marrjes së dy dozave të Pfizer,  u reduktua me 7506 U / ml brenda 21-41 ditëve dhe në 3320 U / ml në 70 ose më shumë ditë. Sa i përket vaksinës AstraZeneca, niveli i antitrupave u reduktua  në 1201 U / ml brenda 20 ditëve të para në 190 U / ml (67-644) gjatë 70 ditëve ose më shumë.

Sidoqoftë, autorët theksojnë se hulumtimet aktuale tregojnë se vaksinat mbeten efektive kundër rasteve të rënda pavarësisht faktit se ende nuk është ende i qartë reduktimi i nivelit të antitrupave.

“Nivelet e antitrupave pas administrimit të të dy dozave të AstraZeneca ose Pfizer ishin fillimisht shumë të larta, gjë që shpjegon efektivitetin e tyre kundër COVID-19. Sidoqoftë, ne zbuluam se këto nivele u ulën ndjeshëm pas dy deri në tre muajsh.

Nëse ky trend vazhdon, atëherë mbrojtja nga vaksinat gjithashtu mund të fillojë të dobësohet, veçanërisht përballë varianteve të reja. Megjithatë, është ende herët për të parashikuar se sa shpejt kjo mund të ndodhë ”, sipas  Dr Maddie Shrotri.

A do të thotë kjo se do të kemi nevojë për një dozë përforcuese?

Profesori Rob Aldridge tha:”Sipas të dhënave, duhet t’u jepet përparësi personave që janë vaksinuar që në fillim, veçanërisht ata që janë vaksinuar me AstraZeneca.

Gjithashtu përparësi duhet tu jepet personave më të rrezikuar dhe të moshuarve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!