Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Romero drejt Tottenham, Atalanta hedh sytë nga ylli i Shqipërisë

schedule09:37 - 2 Gusht, 2021

schedule 09:37 - 2 Gusht, 2021

Christian Romero është objektivi kryesor i Tottenham dhe Atalanta po mendon të gjejë pasuesin e qendërmbrojtësit argjentinas.

Objektivi më i lakuar ka qenë ai i Merih Demiral të Juventusit, por në kampin katalanas mendojnë edhe për opsione të tjera.

Gazetari i Sport Mediaset, Sandro Sabatini, është shprehur se tek Atalanta shikojnë Marash Kumbullën si lojtarin ideal për të zëvendësuar Romeron.

Shtatlarti i kombëtares shqiptare mund të luajë shumë mirë në një mbrojtje me tre dhe kalimi tek Atalanta do të ishte interesant, edhe prej faktit që Kumbulla aty mund të bashkohet me Berat Gjimshitin.

 

Gjithsesi Roma është ajo që vendos për të ardhmen e mbrojtësit të blerë nga Hellas Verona. Për Kumbullën pati shumë fjalë edhe për përfshirjen në tratativa për të marrë Belottin nga Torino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!