Shantel Jackson dhe Nelly i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Dyshja që ka qenë bashkë që nga viti 2014, kanë vendosur të ndajnë rrugët duke qëndruar vetëm miq. Ishte aktorja, e cila konfirmoi lajmin pas një pyetjeje të një fansi.
Aktorja nuk preferoi të ndate informacione të tjera se kur u ndanë dhe as Nelly nuk ka folur për këtë çështje. Një vit më parë, gjatë një interviste televizive, Nelly tha se ata po shkonin drejt fejesës.
“Ajo është e mrekullueshme. Është si një drogë. Ne kalojmë një kohë të mirë, e kuptojmë njëri-tjetrin. Kemi kaq shumë të përbashkëta.”, tha asokohe Nelly. /abcnews.al