Kosnett: Beau Biden ka punuar krah për krah me ju për të siguruar pavarësinë e Kosovës

schedule22:10 - 1 Gusht, 2021

schedule 22:10 - 1 Gusht, 2021

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett tha se është i nderuar që do të pranojë medaljen e ndarë për Beau Biden.

“Me të vërtet është nderë i veçantë për mua që ta pranojë këtë medalje në emër të Presidentit Biden”, ka thënë Kosnett.

“Beau Biden përfaqësonte më të mirën që ka Amerika. Ai e dinte se për të ecur përpara Amerika, amerikanët duhet të angazhohet në të gjithë botën. Për këtë arsye mijëra amerikanë si  Beau Biden, disa me çizme të ushtrisë e disa me rroba pune, kanë shërbyer kaq shumë në Kosovë për dy dekada me radhë. Ata kanë punuar krahë për krahë me miqtë kosovarë për të siguruar lirinë e pavarësinë e Kosovës, për ta shtyrë Kosovën drejt qëndrueshmërisë ekonomike”.

Kosnett thotë se Beau ka punuar që Kosova të ndërtojë qeverisje demokratike të bazuar në vlera demokratike e respektim të ligjit.

“Amerikanët e respektojnë dhe e çmojnë udhën e Kosovës sepse jemi në të njëjtën rrugë për të krijuar shoqëri që ofron mundësi të barabarta e drejtësi të barabartë, respektim të drejtave të individëve, kemi krijuar një partneritet që do të zgjasë shumë”.

Kosnet theksoi se SHBA-ja dhe Kosova do ta vazhdojnë partneritetin në mes tyre dhe do ta forcojnë në vitet e ardhshme.

“Rruga më e mirë për të nderuar trashëgiminë e Beau Bidenit, është që të gjithë qytetarët e Kosovës nga të gjitha komunitetet, nga gjitha partitë politike, të vazhdojnë përpjekjet për të ndërtuar atë që themeluesit e Amerikës e quanin një “union të përsosur” dhe Amerikan do të jetë përkrah jush në çdo hap”, shtoi tutje Kosnett.