Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaratat e opozitës për koston e ndërtimit të rrugës nga pallati me shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja” në Tiranë i ka quajtuar spekulime amatore dhe të qëllimshme.
Përmes një njoftimi për shtyp, ARRSH thotë se vetëm për mbikalimet dhe nënkalimet duhet të shpenzohen 4.4 miliardë lekëve ose 74.7% të totalit të kostos. Ndërkohë projekti parashikon edhe ndërtimin e 2.3 kilometrave rrugë urbane të kategorisë A dhe 4.68 kilometra rrugë shërbimi të kategorisë F.
Dokumentacioni në funksion të projektit sipas Autoritit Rrugor Shqiptar është publik, por opozita sipas tij nuk i referohet parashikimve, por spekulon qëllimisht për të dezinoformuar opinionin publik./abcnews.al