Sokol Cikalleshi, Giacomo Vrioni, Edon Zhegrova dhe Albion Vrenezi. Fundjavë fantastike për sulmuesit shqiptarë, të cilët kanë shënuar gola ditën e sotme.
Sulmuesi i kombëtares i dha fitoren 1-0 Konyaspor në miqësoren e luajtur kundër Antalyaspor. Cikalleshi realizoi golin e vetëm të takimit në minutat shtesë të ndeshjes pas një pasimi të marrë nga Endri Çekiçi (debutoi me ekipin turk).
https://streamable.com/qdgqkr
Basel arriti një tjetër fitore pas suksesit të dyfishtë ndaj Partizanit në raundin e dytë të Conference League. Ekipi zviceran triumfoi 6-1 në shtëpi kundër Sion.
Tre pikë më shumë në kampionat për Basel, që arriti fitoren e dytë radhazi. Golin e gjashtë e realizoi Edon Zhegrova. 22-vjeçari i Kosovës finalizoi bukur një kundërsulm të shpejtë të ekipit të tij, teksa dhuroi edhe dy asiste.
Giacomo Vrioni shijon golin e parë në kampionatin austriak. Sulmuesi kuqezi u huazua nga Juventusi te Tirol. Sot ktheu në gol një penallti në minutat shtesë të pjesës së parë.
https://streamable.com/08n5qm
Tirol e mbylli në barazim 1-1 sfidën jashtë fushe me Austrinë e Vienës, duke ia dalë të marrë një pikë falë goditjes së saktë të sulmuesit 22-vjeçar.
Feston edhe Albion Vrenezi në Bundesliga 3. Sulmuesi dardan u transferua muajin e kaluar te Türkgücü München. Sot shënoi golin e parë (10′) në barazimin 2-2 shtëpiak kundër Hallescher. /abcnews.al