Riktheu Interin te fitorja, Higuain: Golat për mamanë që më vështron nga lart

schedule15:37 - 1 Gusht, 2021

schedule 15:37 - 1 Gusht, 2021

Merr fund aventura prej shtatë ndeshjesh pa fitore në kampionat për Inter Miami. Skuadra amerikene fitoi 2-1 kundër Club de Foot Montreal në orët e para të mëngjesit.

Heroi i skuadrës së drejtuar nga Phil Neville ishte Gonzalo Higuain. “Pipita” realizoi dy golat e fitores, dhe deri tani numëron 7 gola dhe 2 asiste në këtë sezon në MLS.

Sulmuesi i famshëm argjentinas u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, ndihet i lumtur dhe ka një dedikim të veçantë për dy golat që realizoi në suksesin shtëpiak.

Jam shumë i lumtur. Shënimi i golave është ajo që më pëlqen më shumë të bëj, dhe akoma më shumë nëse ndihmon skuadrën të fitojë.

Këto gola shkojnë për familjen time: babanë që ishte në stadium, gruan dhe vajzën time. Mbështetja e tyre nuk më ka munguar kurrë.

Golat janë edhe për nënë time që më vështron nga lart“, deklaroi 33-vjeçari për kanalin zyrtar të klubit. Higuain humbi personin më të shtrenjtë në botë në muajin mars. /abcnews.al