Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit të shkuar. Aktorja e njohur mirëpriti një djalë me emrin Amar. Fotot dhe momentet me të voglin e saj janë të shumta por portretin e tij ka vendosur të mos e zbulojë aspak.
Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Olta ka zbuluar dhe planet për të patur fëmijë të tjerë. “Po mendoni për një fëmijë të dytë”, e ka pyetur një ndjekës. “Po së shpejti”, ia ka kthyer aktorja.
Kujtojmë që Olta është shpërngulur prej kohësh në Spanjë pranë partnerit të cilin gjithashtu e ka mbajtur gjithashtu larg vëmendjes së publikut. /abcnews.al