Dita e Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara ka sjellë dhe mrekulli për disa familje. Punonjësit e një kompanie do të ndajnë mes tyre 20 milionë dollarë shpërblim. Ndërsa një çift në Luiziana zbuloi papritur që kishte blerë biletën fituese të një lotarie.
Për këtë festë të Ditës së Falenderimeve punonjësit e një kompanie që merret me ofrimin e përkujdesjes shëndetësore në shtëpi, e kanë shumë të qartë se kë do të falenderojnë. Themeluesi Mark Baiada në fakt ka vendosur që të surprizojë punonjësit që punojnë për të me një çek 20 milionë dollarësh, të lëvruara nga llogaria e tij personale. Baiada e njoftoi vendimin e tij gjatë një darke me qindra punonjës, të cilët iu përgjigjën lajmit me përqafime dhe thirrje të ndryshme.
Sigurisht që asnjë nuk pasurohet aq shumë sa të mos ketë nevojë të punojë, pasi kompania numëron 26 mijë persoma të punësuar në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ajo që do të marrin në shtëpi varion nga 50 dollarë për të sapopunësuarit dhe dhjetra mijëra dollarë për punonjësit më të vjetër. Mark Baiada, megjithatë, nuk është pëlqyer gjithmonë nga punonjësit e tij, në fakt ai është aktualisht nën hetim për akuzat se nuk i ka paguar jashtë orarit shumë prej tyre.
Ndërsa një çift në Luiziana duke të falenderojë fatin pasi ka gjetur një biletë lotarie duke fituar 1.8 milionë dollarë. Harold dhe Tina Ehrenberg do të kalojnë Ditën e Falenderimeve më të bukur të jetës së tyre falë gjetjes së papritur. Ndërsa po rregullonte shtëpinë, në sajë të vizitës që do t’i bënin prindërit për festë, Tina ka gjetur bileta të ndryshme të lotarisë shtetërore, për të cilat kishte harruar se i kishte blerë.
Pasi kontrolloi numrat në uebfaqen zyrtare të Lotarisë në Luiziana , çifti ka zbuluar se janë bërë të pasur: një nga biletat përmbante të gjithë numrat fitues. Një mrekulli, duke parë që kishin kaluar dy javë, dhe paratë do të shkonin kot nëse brenda 180 ditëve nuk do të dilte fituesi. Duke hequr taksaj, Ehrenbergët do të marrin 1.2 milionë dollarë. Por nuk do të ketë shpenzime të çmendura. Harold dhe Tina theksojnë se shumën e fituar do të ruajnë për periudhën e pensionit./abcnews.al