Një tjetër sportist i Shqipërisë në Lojërat Olimpike ka përfunduar garën e tij. Erkand Qerimaj u ngjit mëngjesin e sotëm në pedanë dhe garoi në baterinë B.
Një rezultat relativisht i mirë për shkodranin, i cili garoi në peshën deri në 81 kg. Qerimaj arriti ta fitojë baterinë e tij, duke u renditur në vendin e pestë.
Ai mundi të ngrejë 338 kg në total. Në orët në vijim do të garojë edhe bateria A dhe më pas do mësojmë renditjen finale dhe nëse Qerimaj ka ndonjë mundësi për medalje. /abcnews.al