Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediat.
Lexo edhe: Yuri Kim shkon në selinë e PD, takohet me Bashën
Kim u shpreh se diskutimi me kryedemokratin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u fokusua në marrëdhëniet e mira Shqipëri-SHBA.
Lexo edhe: Kim i kërkon Bashës distancim nga Berisha: PD nuk mund të hajë bar për hatër të një deputeti
Gjithashtu ajo u shpreh roli që ka luajtur Partia Demokratike në marrëdhëniet me SHBA është i pazëvendësueshëm.
“Ne folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Folëm për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në këto marrëdhënie. Roli që PD ka luajtur është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshme dhe padyshim që është mirë që PD të rikthehet në Kuvend në shtator”, tha Kim.
/abcnews.al/