Një situatë e pazakontë është krijuar nga zjarret në Turqi gjatë dy ditëve të fundit ku deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe janë evakuuar qindra të tjerë.
Mediat e vendase bëjnë me dije se më shumë se 4000 zjarrfikës të ndihmuar nga 20 helikopterë dhe avionë po punojnë për shuarjen e flakëve por deri më tani pa rezultat.
Dhjetëra shtëpi, ara dhe stalla në shumë fshatra janë shkrumbuara. Zjarri i parë shpërtheu të mërkurën në një pyll të Manavgat , në provincën e Antalisë (Antalia), para se të përhapej.
Të ballafaquar me zgjerimin e fronteve të zjarrta, autoritetet vazhduan të zbraznin dhjetëra fshatra .
Pamjet që përshkruajnë banorët në panik dhe që vrapojnë për të shpëtuar në rrugët e ndezura nga flakët janë transmetuar nga rrjetet televizive turke.e.su./abcnews.al