“Kacurrelat e tua”, një ndër këngët më të njohura mund të jetë interpretuar nga shumë artistë por versioni i muzikantit gjerman, Jay Kalian është padyshim një ndër më interesantët. Kalian është aq i fiksuar pas muzikës shqiptare saqë ka vendosur të këndojë në shqip.
Muzikanti nga Gjermania ka sjellë këtë këngë shumë të njohur për shqiptarët në një version krejt ndryshe. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, këngëtari tregoi se ka mbajtur gjithashtu disa koncerte në Shqipëri dhe se është impresionuar nga publiku shqiptar.
“Ishte një kënaqësi për mua të performoja këtë këngë, kishte plot emocione nga gjithë publiku që më mbush me dashuri. U çudita nga publiku shqiptar të jem i sinqertë dhe çdo herë që kam kënduar këtë këngë në vende të ndryshme, publiku çmendej dhe i pëlqente shumë.” /abcnews.al