Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas kualifikimit historik të Laçit në raundin e tretë të ”Conference League”.
Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar ekipin për fitoren.
”Super Laçi”, shkruan Meta, teksa e cilëson ekipin verior fantastik dhe me karakter.
Laçi barazoi 0-0 në Rumani ndaj Universitae Craiova për të ruajtur avantazhin 1-0 të ndeshje së parë. Bashkë me Teutën janë dy ekipet e vetme shqiptare që do të vijojnë aventurën në turin tjetër të ”Conference League. /abcnews.al