Nga Leontina Nika
Kohët moderne kanë zbehur interesin ndaj kulturës popullore. Ngjyrat e traditës, u prezantuan pranë instalacionit “Reja “ me synimin e lidhjes së brezit te ri me element te traditës popullore shqiptare.
Artizania Edlira Sulaj , prej 20 vitesh riprodhon kostumet popullore shqiptare, bazuar tek motivet e hershme. Për 8 muaj , do të behet prezantimi i 8 çifte kostumesh , burri e gruaje me të gjithë elementet përbërës të tyre.
Kostumet tradicionale të Shqipërisë së mesme ngrejnë siparin e paradës tradicionale shqiptare ku prezantohet veshja e rindërtuar duke sjell edhe teknikat artizanale te prodhimit të tyre dje dhe sot
“Projekti quhet me “ngjyra e traditës”, të përzgjedhim mbi 8 çifte veshjes, që janë të vjetra dhe ti prezantojmë ato sesi i kemi ruajtur çdo element të tyre. Dhe një tjetër element është mënyra sesi vishet veshja tradicionale”, ka thënë ajo.
Paralelisht me panairet që zhvillohen në hapësira të ndryshme publike në Shqipëri për brezin e ri shqiptar, ka edhe ndërveprim me Shkollën Shqipe Skandërbeg në qytetin e Parmes si dhe Forumin e Gruas Shqiptare në Parma Itali. Ky aktivitet mbështetet nga agjencia për mbrojtjen e shoqërisë civile./abcnews.al

