Michael Ngoo është rikthyer te Tirana më në fund, pas tratativash të gjata me presidentin Refik Halili, i cili më në fund u bind t’i jepte pagën e kërkuar sulmuesit dhe u arrit marrëveshja për një vit.
Megjithëse është zyrtarizuar prej dy ditësh, sulmuesi anglez ka mbërritur paraditen e sotme në Tiranë dhe ka vizituar zyrat e klubit bardheblu në stadiumin “Selman Stermasi”.
Atje ai ka takuar presidentin Refik Halili, i cili i ka uruar suksese dhe ka thënë tre fjalë shqip, të cilat i ka mësuar nga tifozët dhe këngët që ka dëgjuar gjatë tre viteve në Tiranë.
https://streamable.com/uulv6n
Sot Ngoo do e lërë Tiranën dhe do i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në Pogradec për të nisur fazën përgatitore. Ai nuk luan prej kohësh dhe Shehin e pret një sfidë e madhe për të kthyer anglezin në formën e dikurshme.
Gjithsesi te Tirana e njohin mirë fizikun e Ngoo dhe me siguri e kanë formulën për të risjellë anglezin në formën e duhur fizike. /abcnews.al