Manastirliu: Gushti, muaji i vaksinimit të hapur! Bino: Kemi rritje të moshave të reja në spitale

schedule15:04 - 29 Korrik, 2021

schedule 15:04 - 29 Korrik, 2021

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një vizitë në qendrën shëndetësore nr.1 në kryeqytet.

Ministrja i bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid, duke theksuar se gushti do të jetë muaji i vaksinimit të hapur: “Ne kemi vendosur që muaji gusht të jetë muaji i hapur i vaksinimi masiv për çdo qytetar mbi 18-vjeç”, tha Manastirliu.

Nga ana tjetër Silva Bino theksoi se mbulesa vaksinave por rritet dhe se 24% e popullatës është vaksinuar me dy doza.

Bino më tej u shpreh se në kryeqytet se rreth 30% e popullatës është vaksinuar duke shtuar: “Shtrimet në spitale janë nga grupmosha mbi 60-vjeç dhe shumë prej tyre të pa vaksinuar. Kjo popullatë nuk duhet të hezitojë të vaksinohet sepse është një grup risku. Por kemi edhe rritje të shtrimeve tnë spitale të moshave të reja, kryesisht fillojnë nga 40-vjeç”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!