Policia e Lezhës gjatë kontrolleve në plazhin e Talës në Shëngjin ka konstatuar ndërtime pa lejen e autoriteteve.
Uniformat blu kanë vënë në pranga 41-vjeçarin Ardit Isufi nga Kurbini, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Informacion-Kryen ndërtim pa leje në plazhin e Tales Lezhë, vihet në pranga 41-vjeçari.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë gjatë kontrollit të territorit në plazhin e Tales, Lezhë, kanë konstatuar një beach bar që po kryhej pa lejen e autoriteteve kompetente.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit A.I., 41 vjeç, banues në Kurbin.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke bërë një beach bar pa leje me derdhje betoni në tokë publike plazh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit është e vendosur në parandalimin e krimeve mjedisore dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të mos kryejnë asnjë ndërtim ose veprim pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin.
/abcnews.al/