Dita e sotme është e mbushur me ndeshje ndërkombëtare për disa ekipe të trojeve shqiptare. Partizani luan ndeshjen e dytë ndaj Basel për raundin e dytë të Conference League, teksa beteja e parë u mbyll me shifrat 3-0 të zviceranëve, që vijnë në “Elbasan Arena” për formalitet. Ndeshja nis 20:00.
Ndërkohë Laçi ka zbarkuar dje në Rumani për të qenë gati për ndeshjen e dytë ndaj Universitatea Craiova. Kjo sfidë nis në orën 20:30, teksa Laçi shkon me moralin e mirë dhe avantazhin që i jep fitorja 1-0 në ndeshjen e parë, megjithëse çdo mbetet e hapur.
Në fushë zbret edhe Vllaznia sot, që luan në 21:00 ndaj AEL Limassol dhe do tentojë përmbysjen e madhe, pas humbjes minimale në ndeshjen e parë. Shkupi shkon pa shumë shpresa në Portugali për ndeshjen e dytë ndaj Santa Clara. Gjithçka nis në 22:00 dhe beteja e parë pa përfunduar me shifrat 3-0 për luzitanët.
As Shkëndija nuk është favorite për kualifikimin sot sepse u mund me shifrat 2-0 në Letoni ndaj Rigas. Ndeshja nis në 20:00 dhe luhet në Tetovë. Ndërkohë Prishtina bëri një ndeshje të madhe në betejën e parë ndaj Connah’s Quay Nomads, duke fituar me shifrat 4-1.
Në ndeshjen që nis në 20:00, dardanët janë favoritë për kualifikimin ndaj uellsianëve sepse shkojnë me avantazhin e fitores së thellë në betejën e parë. Kualifikimi në këtë raund do ishte historik për futbollin dardan.
Ndërkohë, Drita barazoi me Feyenord në ndeshjen e parë dhe do i duhet një ndeshje e jashtëzakonshme sonte në Holandë, teksa beteja nis në orën 20:00 dhe në Gjilan nuk kanë përse të mos shpresojnë pëqr një kualifikim historik. /abcnews.al