Maqedonia e Veriut është një tjetër vend që gjatë 24 orëve të funit ka raportuar një numër të lartë të rasteve të reja me Covid.
Në raoortin e fundit të ministrisë bëhet me dije se nga 3 593 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 47 raste të reja me Covid dhe fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën.
Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 19, Tetovë – 11, Kumanovë – 6, Manastir – 3, Prilep, Strumicë dhe Vallandovë nga 2, Veles dhe Gostivar nga 1.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156.171, numri i pacientëve të shëruar është 150.321, numri i të vdekurve është 5.491, ndërsa numri i rasteve aktive është 359./abcnews.al