Gjysma e pacientëve në Britaninë e Madhe rezultuan pozitivë me Covid-19 pas shtrimit në spital. Sipas shifrave nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, 44% e pacientëve rezultuan pozitivë pasi u shtruan në spital.
Shumica e rasteve u zbuluan pas testimit të pacientëve.
“Këto të dhëna janë shumë të rëndësishme dhe duhet të publikohen vazhdimisht. Kur njerëzit dëgjojnë për shtrimet në spital, ata supozojnë se Covidi është shkaku i mundshëm, por këto të dhëna tregojnë një anë tjetër.
Ekspertët kanë kritikuar qeverinë britanike që nuk ka bërë publike të dhënat. Profesori Heneghan kërkoi që të qartësohej nëse virusi ishte shkaku primar i shtrimit në spital të pacientëve. Ai theksoi se të dhënat aktuale të publikuara nga The Telegraph mund të rrisin keqinformimin rreth të dhënave të Covid.
NHS reagoi për investigimin duke theksuar se shumica e pacientëve janë shtruar në spital për shkak të simptomave dhe komplikimeve të Covid./abcnews.al

