Gold Ag feston sot 35 vjetorin e lindjes. Artisti nga Kosova ndau në rrjete sociale një fotografi me nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij, Guerilin ku shkruante: “Faleminderit Zoti im për të mirat e panumërta, që edhe po të dua ti numëroj nuk do të mundem kurrë. Sot 35 vite jetë ❤️ ELHAMDULILAH”.
Nuk ka munguar as një urim nga bashkëshortja e tij, Ermira, e cila ka publikuar disa fotografi të reperit bashkë me të birin. “Urime ditëlindjen dashni. Babi më i miri.”, ka shkruar ajo krahas fotove. Kujtojmë që Gold Ag u bë baba për herë të parë me 28 Nëntor.
/abcnews.al