Paris Hilton reagon ndaj spekulimeve se është në pritje të fëmijës së parë

schedule09:01 - 28 Korrik, 2021

schedule 09:01 - 28 Korrik, 2021

Paris Hilton ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se është në pritje të fëmijës së parë me të fejuarin, Carter Reum. Gjatë një episodi në “This is Paris”, ajo tha se nuk është shtatzënë. “E vetmja gjë në furrë në këto momente është lazania ime”, tha Paris.

“Gjithashtu u zgjova mes 3 mijë mesazheve. Të gjithë iPhone-t e mi po shpërthejnë, të pestë. Të gjithë më thonë urime dhe se ndihen shumë të lumtur për mua. Kam folur me njerëz që nuk kisha folur për vite me radhë”, shtoi më tej Hilton.

Ajo tha se ishte mësuar me njerëzit që shpikin gjithmonë thashetheme për të. Reum i propozoi Hiltonit në një udhëtim special për ditëlindjen e saj të 40 -të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!