Teuta ka detyrën e vështirë të përmbysjes së humbjes me shifrat 0-2 në Durrës ndaj Inter d’Escaldes. Para pak çastesh trajneri Edi Martini ka zbuluar edhe formacionin e skuadrës së tij.
Ai ka aktivizuar thuajse gjithë lojtarët sulmues që ka në dispozicion. Në mbrojtje bie në sy prezenca e Albano Aleksit, i cili zëvendëson Rustem Hoxhën, që u largua dje nga skuadra.
Para mbrojtjes qëndron Daja dhe Emiliano Vila, ndërkohë para kësaj dysheje janë katër lojtarë me tipare të pastra sulmuese. Sebino Plaku, Pepi Gorgiev dhe Taulant Seferi përbejnë vijën e sulmit, me Sherif Kallakun, që qëndron pas tyre. /abcnews.al